Pas akuzave të Sali Berishës ndaj qeverisë për vjedhjen e Energjisë, një përgjigje për të ka ardhur nga Elisa Spiropali, e cila tha se Berisha ka lënë një plagë të pashëruar në këtë sistem.
Sipas saj opozita ka shumë mëkate për të larë, dhe shumë mëkate korrupsioni që e kanë rrënuar këtë sistem. Ajo ka përmendur shitjen e TEC të Fierit ndërsa shton se u shit edhe Ulëza, Shkopeti dhe Bistrica.
“Në 2012 po ky i bënte thirrje Cez na hapni dritat dhe çlironi ujësjellësat se kompania fiku dritat. Këta jeni ju. Këtë kontroll kishit ju mbi sistemin elektroenergjitik shqiptar. Në 2011 u firmos projekti i TAP. Qeveria juaj për arsye të pa kuptuar shiti për skrap termocentralin e Fierit. Pa arsye publike. E shitët për skrap. TEC i Fierit do na sillte llogaritë ndryshe. Po shitja e hidrocentraleve. Shkopetin, Ulzën dy Bistricat. I shitët,” tha Spiropali.