Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 16:13 minuta në Elbasan ku një 5-vjeçar, i cili po kalonte rrugën është përplasur nga një automjet që lëvizte me shpejtësi.
I mituri është dërguar menjëherë në spital ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të lëndimeve të marra nga përplasja.
Drejtuesi i makinës është arrestuar ndërsa fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Rreth orës 16:00, në lagjen “5 Maji”, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 4 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”./albeu.com