Si nëpër filma, Icardi nxirret jashtë hotelit nga policia pasi shkoi të takonte Wanda Nara (VIDEO)

Historia e dashurisë mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi është tipike si nëpër filmat dramatik me çifte.

Disa javë më parë, Wanda deklaroi në Instagram se është ndarë nga Icardi dhe i lutej gazetarëve mos të bënin pyetje rreth kësaj ngjarjeje, por Icardi duket se është gjithmonë ai që përpiqet të mbajë gjallë këtë lidhje.

Ish-bomberi i Interit i cili është i huazuar nga PSG te Galatasaray, fluturoi nga Turqia në Argjentinë për të takuar partneren e tij e cila është dhe agjentja. Nuk dihet çfarë kishte në mendje të bënte sulmuesi argjentinas, por rojet e sigurisë së hotelit dhe më pas policia vëndase, nuk e kanë lejuar Icardin të futet brenda ambienteve të hotelit.

Sulmuesi i klubit turk ka mohuar se është ndalur nga autoritetet përkatëse për të hyrë në hotel, por faqja argjentinase “Gossipeame” ka nxjerrë pamje të cilat kanë hedhur poshtë pretendimet e Mauro Icardit. Media në fjalë ka bërë të ditur se ka qenë Wanda ajo që ka njoftuar policinë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.10.2022 16:30