“Çmendi” rrjetin me fotot e fundit, si arriti të dobësohej Adele (FOTO LAJM)

Dje, Adele festoi ditëlindjen e saj të 33-të dhe ndau me botën disa foto që bënë xhiron e internetit!

“Thirty Free”- shkruan këngëtarja në fotot ku shfaqet më në formë se kurrë. Shumë kilogram më pak, e veshur me një fustan të hapur tek shpatullat që i nxirrte më të mirën e siluetës.

Kaq u desh që Instagram-i ta adhuronte edhe më për vullnetin dhe transformimin brenda kaq pak kohësh. Ok, Adele duket për mrekulli, por si ja doli për të arritur deri këtu?

Trajnerja e saj, Camila Goodis tregon për Us Weekly rreth regjimit të saj.

“Adele u trajnua me mua dhe më e bukura ëshë se s’ia kisha idenë që ishte Adele. Sa kishte lindur asokohe, ushtroheshim ngadalë dhe nga pak. Pilates ishte perfekte për të.”- shprehet Camila Goodis, trajnerja personale e Adele.

Sidoqoftë, kthehemi sërish në bazë. Kombinimi i regjimit ushqimor dhe ushtrimi i përditshëm është sekreti i vetëm. Duket se Adele s’është shumë njeri sportiv, prandaj ky transformim i atribuohet vullnetit për të mbajtur dietën në mënyrë strikte.

“90% i takon dietës. Mendoj se ajo ndryshoi stilin e jetesës, filloi të hante më mirë dhe të ushtrohej normalisht. Rruga më e mirë drejt dobësimit nuk janë ushtrimet. Është goja. U them gjithmonë klientëve të mi. Mund të ushtrohesh dhjetë orë në ditë, por nëse s’ha mirë, s’ke për të pasur rezultate.”- përfundon ajo.

Nëse ju duhej pak motivim, e morët. Tani anullojeni ushqimin e shpejtë dhe porosisni një sallatë. Le ta pranojmë, djersa e palestrës vlen më shumë se tundimi i momentit!


Shtuar 6.05.2021 16:46