Cristiano Ronaldo vazhdon t’i afrohet objektivit prej 1 mijë golash në karrierë, pasi realizoi het-trik në përballjen e Al Nassr kundër Kholood.
Skuadra vendase po triumfon me rezultatin 5-2, ndërsa sulmuesi portugez ishte protagonist kryesor i kësaj paraqitjeje.
Të lidhura
None found
Ronaldo e riktheu avantazhin e Al Nassr në minutën e 66-të, pas asistimit të Felixit.
Gjashtë minuta më pas, bashkëpunimi mes dy lojtarëve u përsërit dhe Ronaldo shënoi sërish, duke e çuar rezultatin në 4-2.
Golin e tretë personal në këtë ndeshje ai e realizoi në minutën e 81-të, pas pasimit të Sadio Manes, duke kompletuar het-trikun.
Me këtë fitore, Al Nassr arrin në kuotën e 28 pikëve, po aq sa ka edhe Al Qadsiah.




