Sejko: Të fokusohemi te zbutja e inflacionit paraqet kërcënim për ekonominë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folur për ekonominë në vend dhe sfidat me të cilat po përballet.

Sejko u ndal te inflacioni, ku tha se në gusht ka qenë në masën 8%, ndërsa shtoi se fokusi kryesor i politikave ekonomike duhet të jetë zbutja e tij dhe kthimi në objektiv.

“Diskutimet kanë pasur në fokus si sfidat aktuale ashtu dhe reformat strukturore. BSH dhe FMN kanë ndarë opinione të ngjashme mbi sfidat e zhvillimit që kemi përpara. Rritja e çmimeve në tregjet botërore i ka përballur ekonomitë me sfida serioze ekonomike, përfshirë Shqipërinë. Inflacioni në gusht në 8%. Inflacioni përbën kërcënimin kryesor mbi stabilitetin makroekonomik dhe mbi rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike të vendit.

Fokusi kryesor i politikave ekonomike duhet të jetë marrja e masave të koordinuara për zbutjen e inflacionit dhe kthimin e tij në objektiv. BSH është fokusuar te normalizimi gradual i politikës monetare.

Projeksionet tona për të ardhmen sugjerojnë që inflacioni do mbetet i lartë dhe gjatë 2-3 muajve në vijim. më tej stabilizimi i tregjeve do të sjellin një reduktim të inflacionit. Ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet.

Rritja ekonomike do vijojë të përfitojë nga stabiliteti i përgjithshëm. nga bilancet e shëndosha të familjeve dhe bizneseve si dhe mbështetja me kredi nga sektori bankar. Sektori bankar në Shqipëri i shëndetshëm dhe likuid”, deklaroi Sejko.


Shtuar 10.10.2022 10:36