Tjetër rrëmujë masive në futboll, humb jetën një tifoz gjatë ndeshjes së Boca Juniors

Stadiumi Juan Carmelo Zerillo në La Plata u kthye në një makth për të gjithë të përfshirët të enjten kur Gimnasia La Plata priti Boca Juniors në ligën e parë argjentinase.

Në minutën e nëntë të ndeshjes së ligës mes skuadrave, stadiumi u mbulua me gaz, gjë që bëri që ndeshja të pezullohej për shkak të vështirësive në frymëmarrje dhe shikim.

Si lojtarët ashtu edhe tifozët u prekën nga gazi lotsjellës që vinte nga jashtë stadiumit, për shkak të incidenteve që kishin nisur të përshkallëzoheshin mes policisë dhe tifozëve. Lojtarët u mbuluan me bluzat e tyre përpara se gjyqtari Hernan Mastrangelo të ndalonte lojën.

Dy skuadrat u dërguan më pas në dhomat e tyre të zhveshjes, pasi pjesë të turmës kërkonin mënyra për të shmangur gazin. Pas disa minutash pasigurie, FA argjentinase konfirmoi pezullimin e ndeshjes.

Mbështetësit u bllokuan brenda në stadium, duke u mbytur nga gazi lotsjellës, ndërsa policia qëlloi me plumba gome dhe publiku vërshoi në fushë.

Juan Pablo Varsky tha se i gjithë incidenti jashtë stadiumit në La Plata u shkaktua nga një oficer policie që goditi një vajzë në një përplasje me tifozët. Incidenti u shkaktua nga shitja masive e biletave të pranimit të përgjithshëm. Disa tifozë me bileta më pas nuk u lejuan të hynin në stadium pasi kapaciteti ishte tejkaluar.

Ministri i Sigurisë së Buenos Aires, Sergio Berni, konfirmoi se një person kishte vdekur pas incidenteve. “Ne do të kryejmë një hetim për të zbuluar se çfarë ka ndodhur. Në pamje të parë, problemi i parë ishte shitja e biletave shtesë. Klubet duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë. Përgjegjësia bie mbi organizatorin e eventit. Konfirmoj se një person ka vdekur nga një problem në zemër”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.10.2022 10:47