Me këtë test të thjeshtë në shtëpi, kuptoni nëse mollët janë të lyera apo bio

Mollët janë një ndër pemët më të popullarizuara në botë, të shijshme e me vlëra ushqyese, por edhe me çmime të përballueshme që mund t’i blini gjatë gjithë vitit.

Mirëpo njëri ndër shkaqet themelore përse qëndrojnë aq gjatë dhe mund të transportohen në distanca të largëta dhe sërish duken sikur janë vjelë para një dite, është i vështirë për t’u kuptuar lehtësisht.

Një numër i madh prodhuesish dhe tregtarësh i lyejnë mollët me dyll. Kështu pengojnë kalbjen, prishjen madje edhe insektet dhe njëkohësisht nuk detyrohen të përdorin pesticidet helmuese.

Mjafton një test i thjeshtë për të zbuluar nëse janë të lyera mollët që keni blerë. Nëse doni që dylli të duket, hidhuni mollëve ujë të nxehtë. Kështu njëkohësisht do të zbusë dyllin dhe pjesërisht do t’i lajë. Por, nëse dëshironi që tërësisht ta hiqni dyllin, hidhni më pas sodë buke dhe fshijini mirë me leckë.

Edhe pse dylli nuk është i dëmshëm, me siguri nuk është as i mirë. Hiqeni nga mollët sidomos kur ua jepni fëmijëve.