Iu sekuestrua pasuri me vlerë 3.5 milionë euro, ky është 46-vjecari Albert Topuzi

Ky që shikoni në foton është 46-vjecari Albert Topuzit ditën e sotme policia e Elbasanit i sekuestroi pasuri me vlerë 3.5 milion, të cilat sipas tyre ai i kishte siguruar në mënyra të paligjshme.

Sipas njoftimit të policisë Topuzit i janë sekuestruar një ndërtesë 3-katëshe, një ndërtesë 2-katëshe, 3 apartamente, disa automjete, 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një biznes për prodhimin e betonit.

Të gjitha këto pasuri i përkisnin 46-vjeçarit, i arrestuar në Itali për “shfrytëzim prostitucioni”.

Dyshohet se pasuritë ai i kishte vënë nëpërmjet aktivitetit kriminal dhe ndaj tij është ngritur akuza e pastrimit të parave./albeu.com


Shtuar 6.10.2022 14:10