Në emisionin “Në shënjestër”, në News24, po trajtohet dhënia e parave me fajde në zonën e Niklës dhe krimet që e pasojnë këtë fenomen.
Gazetari Elkier Bushkolaj ka treguar se si pasojë e dhënies me fajde të parave, shumë persona rrëmbehen apo edhe humbin jetën.
Ai shpjegoi se jeta u rrezikohet jo vetëm atyre që marrin fajde por edhe atyre që japin.
Bushkolaj shtoi se numri i çështjeve të hetuara për këtë krim është shumë i ulët, me vetëm 14 raste të hetuara për vitin e kaluar, ndërsa tha se kjo vjen si mungesë e vullnetit nga organet e drejtësisë për ta luftuar si fenomen.
Ndërkohë, gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani tha se fajdet janë një fenomen i cili mund të konsiderohet zgjatim i krimit të organizuar në vend.
Bushkolaj: Ka shumë histori pengmarrjesh e atentatesh mafioze. Kevi Hysa një nga fajdexhinjtë të cilët humbi jetën. Janë të rrezikuar jo vetëm ata që marrin para me fajde por edhe ata që japin.
Bogdani: Fenomen i hapur në botën e errët të krimit, zgjatim i krimit të organizuar në vend.
Gjatë 2021 kishte vetëm 14 raste të hetuara për fajdet. Indikacionet tregojnë se është një fenomen shumë i përhapur. Kemi bërë një shkrim për këtë çështje, dhe ka rezultuar se rreth 20 përqind e akteve noteriale që firmosen çdo ditë, janë akte huaje.
Aktivitete të tilla nisin e pushtojnë sfera të institucioneve që duhet të jenë garantues.
Zakonisht janë njerëz që e kanë litarin në fyt, me kredi apo biznese pranë falimentit, biznese të reja që duan të ngrihen, të rinj me një ide por nuk kanë paratë. Shumë më pak prek njerëzit e zakonshëm, përgjithësisht është bota e biznesit që në pamundësi për të gjetur para kur janë të rrezikuar, i drejtohen fajdeve.
Bushkola: Numri i rasteve të hetuara është i ulët, nuk ka vullnet nga organet për ta luftuar si fenomen. Nikla e Laçi janë parajsë.
Rastet e fajdeve zakonisht kalojnë në rrëmbime e vrasje. Biznesmenët që i drejtohen fajdeve, mund të jenë persona që fillimisht e kanë nisur biznesin me para nga bota e krimit dhe kanë lidhje me persona të tilla.
Policia është thuajse jashtë loje në këtë fenomen pasi mesa duket i mungojnë edhe ekspertët. gjurmët për të luftuar këtë fenomen janë të pakta. Mekanizmi që përdorin është që për hua të vogël përdoren kambistët, deri në 20 mijë euro. Për më shumë përdoren biznesmenë si pronarët e karburanteve. Nëse shteti do mund të bëjë një verifikim të pasurisë dhe gjithçka zbulohet. Por këto zona nuk janë thuajse fare në kontrollin e policisë së rretheve. Bota e krimit këtu nuk e ka frikë policinë, sidomos atë lokale. Fajdet janë të lidhura shumë me Amnistinë Fiskale./BW