Potter: Milan i fortë në çdo sektor, me kampionë si Leao dhe Giroud

Trajneri i Chelsea, Graham Potter, foli për “Amazon Prime Video” para ndeshjes së Champions League kundër Milanit.

“Milan mbrohet si ekip, por ata gjithashtu arrijnë të krijojnë shumë raste për të shënuar. Ata kanë lojtarë të rëndësishëm si Leao dhe Giroud, të cilët arrijnë ta shndërrojnë aksionin nga mbrojtës në sulmues.

Si të gjitha skuadrat e mëdha, ata janë të fortë në të gjitha pozicionet e fushës. Unë kam ardhur së fundmi, por tani për tani kemi arritur rezultate të shkëlqyera. Po njoh lojtarët, po përpiqem të komunikoj me ta. Unë i shoh shumë të përgjegjshëm.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.10.2022 20:35