Një nga pyetjet që iu bë Ronald Koemanit në intervistën e tij pas miqësore së Barcelonës kundër Gironas (3-1) kishte lidhje me të ardhmen e Luis Suárez. Trajneri holandez tha: “Kam folur me të për të ardhmen e tij dhe ne po presim nëse ai qëndron apo jo. Nëse më në fund nuk gjen një ekip, do të jetë një lojtar më shumë në skuadër “.
Nuk duket se mendimi i Koemanit ka ndryshuar dhe mosgrumbullimi i uruguajanit ishte prova e kësaj, por do të jetë e nevojshme të shihet nëse 33-vjeçari largohet nga Barça apo qëndron dhe përsëritet historia e Samuel Eto’osë (në vitin 2008 përjetoi një rast të ngjashëm me Guardiolën).