Drejtori i përgjithshëm i termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të okupuar nga Rusia u ndalua nga një patrullë ruse, tha sot agjencia shtetërore bërthamore e Ukrainës Energoatom.
Ihor Murashov u arrestua teksa po udhëtonte nga objekti për në qytetin e afërt Enerhodar të premten pasdite. Murashov thuhet se i ishin lidhur sytë dhe u dërgua në një vend të panjohur.
Energoatom i ka bërë thirrje Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.
Zaporizhzhia është centrali bërthamor më i madh në Evropë dhe granatimet e përsëritura të zonës kanë rritur rrezikun e një fatkeqësie bërthamore. Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimet.