Kryeministri ironizoi disa nga pyetjet e qytetarëve duke i cilësuar si opinione të bazuara në llafe.
I pyetur se pse bën aktorin dhe filma, Edi Rama sërish iu përgjigj një qytetari me ironi duke thënë se nuk bën më dhe se po përballen me një situatë kritike që po çmend botën.
“Unë nuk kam bërë heroizëm, por një gjë është e sigurt, se çdo ditë e çdo minutë unë jetoj me dhe këtë detyrë. Dhe kjo është një detyrë të rezultateve të njerëzve dhe të vendit. Inflacionin nuk e sjell unë e sjell lufta. Këtu s’bëhet fjalë as për të vjelë as për të mjelë. Këtu kemi të bëjë me një situatë kritike që po çmend gjithë botën. Unë nuk bëj filma kam luajtur në një film të Ermal Mamaqit”, tha Rama.