Frika i pushtoi të gjithë në ndeshjen e mbrëmshme mes Liverpool dhe Ëolves, teksa portieri portugez pësoi një dëmtim horror dhe ra pa ndjenja.
Në minutën e 86-të, portieri Rui Patricio mori një goditje në kokë pas një përplasje të ashpër me mbrojtësin e tij, Coady.
Gjatë një aksioni mjaft të shpejtë, mbrojtësi nuk e pa daljen e portierit dhe u përplas me kokën e tij, duke i dhënë një dëmtim të rëndë.
Rui Patricio u shoqërua menjëherë për në spital dhe ndeshja u ndërpre për gati 15 minuta.
Në fund, sfida u shty deri në minutën e 108-të, kur erdhi edhe vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit kryesor të takimit. /albeu.com/