Sapo ishte kthyer nga Gjermania, ky është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

Personi që po shihni në foto është 32 vjeçari që humbi jetën në aksidentin e ndodhur një natë më parë në Sarandë.

Klement Kristidhi dhe dy të plagosurit e tjerë janë sjellë në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Mësohet se konkretisht Arjan Gribura, 31 vjeç është sjellë në kryeqytet, pasi ka pësuar dëme të mëdha në shtyllën kurrizore, fraktura të dorës së majtë e të djathtë si dhe frakturë të këmbës së majtë.

Ndërsa 22-vjeçari i identifikuar si Agron Muhametaj, kishte frakturë në shtyllën kurrizore. I aksidentuari i tretë, Shkëlqim Muhametaj, 31 vjeç, nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spitalin e Sarandës.

32-vjeçari Krisitdhi, i cili ndërroi jetë, sapo ishte kthyer nga Gjermania, ku jetonte prej gjashtë vitesh. Ai po udhëtonte me makinën e të vëllait bashkë me tre miqtë në momentin që u aksidentua. Përplasja ishte fatale për 32-vjeçarin që ndërroi jetë në vend, ndërsa tre të tjetër kanë mbijetuar.


Shtuar 16.03.2021 08:49