Putin: SHBA krijoi precedent për armët bërthamore

Vladimir Putin vazhdon të flasë me të mbledhurit, duke qëndruar i vetëm në skenë.

Ai po vazhdon të bëjë pretendime për Perëndimin dhe elitat dhe veprimet e tyre në mbarë globin.

Në mënyrë disi të parashikueshme, ai prek edhe armët bërthamore, duke thënë se SHBA-të krijuan precedentin e përdorimit të tyre duke hedhur bomba atomike në Hiroshima dhe Nagasaki gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Putin gjithashtu e përshkruan Perëndimin si “lakmitar”, duke thënë se dëshiron që Rusia të jetë “kolonia” e tij. Kjo është arsyeja pse, vazhdon ai, Perëndimi po bën një “luftë hibride” kundër Rusisë.

“Ata nuk duan të na shohin një shoqëri të lirë. Ata duan të na shohin si një turmë skllevërsh,” pohon ai.

Dhe, përsëri me duartrokitje të forta, ai thotë: “Ata nuk kanë nevojë për Rusinë. Ne kemi nevojë për Rusinë!”/albeu.com


Shtuar 30.09.2022 14:50