Një flamur i madh ishte vendosur sot afër Urës së Ibrit nga strukturat paralale.
Vendosja e këtij flamuri u pa si provokim, megjithatë kanë reaguar menjëherë autoritetet e sigurisë.
Në pamjet që ka siguruar Nacionale shihet prania e KFOR-it italian, teksa një nga zyrtarët largon flamurin.
Kujtojmë se ka më pak se 24 orë prej kur i njëjti flamur është vendosur aty, ndërsa rastin e raportuan qytetarë të shumtë e më pas edhe mediat lokale nga qyteti i Mitrovicës.