EMRI/ Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, shkoi në vendngjarje për një aksident, mjeti përplas efektivin

Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Tiranë, ku një mjet me drejtues shtetasen S. V., 51 vjeçe ka përplas një efektiv ku ky i fundit po transportohet te Trauma.

Mësohet se efektivi është Ferdinand Bahja.

Të lidhura

None found

Njoftim policie

Aksidentoi me pasoja të rënda për jetën punonjësin e Policisë Rrugore, i cili ishte në krye të detyrës, arrestohet në flagrancë drejtuesja e automjetit.

Më datë 27.09.2022, rreth orës 19:15, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, automjeti tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ka përplasur punonjësin e Policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shtetasin F. B., 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Punonjësi i Policisë ishte në krye të detyrës, pasi kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë, daljen e një automjeti nga rruga, në këtë aks.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja S. V., është arrestuar në flagrancë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com


En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş