Prishja e marrëdhënieve me Iranin, Rama për “Washington Post”: Për Shqipërinë nuk ishte humbje e madhe

Kryeministri, Edi Rama ka dhënë një intervistë për median “Washington Post”.

Midis temave të tjera jo që ka pasur më tepër rëndësi ka qenë shkëputja e marrdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Iranin, për shkak të sulmeve kibernetike iraniane.

Rama është shprehur për Washingtin Post se Ai tha se hakerat iranianë kishin në plan të shkatërronin 95% të shërbimeve qeveritare online dhe se qeveria shqiptare do të konsideroje rivendosjen e marrëdhënieve me Iranin vetëm kur Irani të jetë i lirë.

“Ndjenja jonë tani është se ata nuk ia dolën të shkatërrojnë infrastrukturën. Shërbimet janë kthyer. Ata morën disa shërbime por praktikisht jo me ndonjë rëndësi të veçantë. Shqipëria nuk ka pasur marrëdhënie të rëndësishme me Iranin, kështu që ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike nuk ishte ndonjë humbje e madhe. Vende të tjera mund të jenë në gjendje të përdorin qasjen që bëri Shqipëria, në varësi, së pari, nga tërësia e çdo hetimi, në mënyrë që të ndihen të sigurt në dëbimin e diplomatëve, dhe së dyti nga shkalla e dëmtimit që shkaktojnë sulmet”, deklaroi Rama.


Shtuar 26.09.2022 16:43