Zgjoheni në mëngjes me dhimbje këmbësh? Mund të jetë shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

Nëse zakonisht zgjoheni me dhimbje të këmbëve, edhe kur nuk keni bërë punë të rënda fizike apo stërvitje, kjo simptomë mund të jetë tregues i problemeve serioze shëndetësore. Faktorët e jashtëm që shkaktojnë dhimbje në këmbë në mëngjes lidhen me lëndimet, veshjen e këpucëve të parehatshme, shëtitjet e gjata ose thjesht gjumi në një pozicion të vështirë.

Faktorët e brendshëm përfshijnë qarkullimin e dobët të gjakut, dëmtimin e nervave, inflamacionin dhe infeksionin. Dhimbja në këmbë në mëngjes mund të tregojë:

– Artrit ose artroe – me këto probleme dhimbjet do të shfaqen në këmbë, shputa dhe gishta.
– Lëndimet e ligamenteve të kyçit të këmbës.
– Zgjerimi i venave – ka një ndjenjë të rëndimit dhe dhimbjes në këmbë.
– Osteoporoza – manifestohet me dhimbje në thembra.
– Inflamacion i venave sipërfaqësore – manifestohet me dhimbje pulsuese në muskuj.
– Sëmundjet vaskulare
– Eritromelagjia – sëmundja prek këmbët, duke shkaktuar dhimbje. Prek kryesisht meshkujt e moshës së mesme. Shpesh ndodh në sfondin e hipertensionit dhe marrjes së medikamenteve të caktuara.

Një numër i madh sëmundjesh nuk kanë simptoma në mëngjes, por nëse shfaqen pas një pushimi të natës, kur nyjet dhe muskujt relaksohen, mund të tregojë se gjendja është përkeqësuar.


Shtuar 26.09.2022 14:50