Dollari amerikan preku sot nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit në kursin e këmbimit me lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Dollari u këmbye me 121.02 Lekë, niveli më i lartë prej vitit 2017. Që prej fundit të muajit gusht, kur kaloi pikën e paritetit ne Euron në tregjet ndërkombëtare, Dollari po qëndron në vlera më të larta se monedha Europiane edhe kundrejt Lekut, e cila sot këmbehet me 117.80.
Këmbimi i dollarit kundrejt lekut që nga 2017-2022
20 tetor 2017, dollari u këmbye me 113.35 lekë
6 prill 2018, dollari u këmbye me 105.00 lekë
5 prill 2019, dollari u këmbye me 111.10 lekë
27 mars 2022, dollari u këmbye me 115.20 lekë
10 dhjetor 2021, dollari u këmbye me 106,97 lekë
26 shtator 2022, dollari u këmbye me 121.02 lekë./albeu.com