Zhdukja e Ervis Martinajt, “mbretit” të basteve online mbetet ende mister dhe teksa ka kaluar më shumë se një muaj, Policia e Shtetit nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar.
Ditën e sotme, Ministri i Bredshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për mediat duke u shprehur se policia do të reagojë vetëm kur të ketë prova.
“Ne flasim kur kemi prova. Policia e shtetit nuk mund të flasë pa pasur prova”, u shpreh Çuçi.