Johnny Depp mund ta ketë gjetur dashurinë pikërisht në sallën e gjyqit. Sipas “Page six” Johnny Depp po përjeton një histori dashurie me ish-avokaten e tij, Joelle Rich, e cila e ka përfaqësuar aktorin në gjyqin e zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas të njëjtit burim, dyshja e ka shumë seriozisht lidhjen. Por duket se gjithçka është shumë diskrete dhe se Depp dhe Rich takohen nëpër hotele, për ta mbajtur private lidhjen. Avokatja ligjërisht është e martuar, por po bën procedurat e divorcit me bashkëshortin, me të cilin ka 2 fëmijë. Jollie ka qenë avokatja e Johnny Depp në gjyqin e mbajtur në vitin 2018. Zërat për një lidhje mes tyre kanë nisur prej kohësh.