Koreja e Veriut e mohon: Nuk po dërgojmë armë në Rusi

Koreja e Veriut ka mohuar të ketë furnizuar me armë ose municion Rusisë dhe thotë se nuk po planifikon ta bëjë këtë në të ardhmen, sipas një deklarate të lëshuar nga media shtetërore.

Vendi nën izolim akuzoi SHBA-në dhe “forcat e tjera armiqësore” për përhapjen e një “thashethemesh për marrëveshje armësh” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë, duke u bërë thirrje Shteteve të “mbajnë gojën mbyllur”.

Në fillim të këtij muaji, SHBA tha se Rusia është “në procesin e blerjes së miliona raketave dhe predhave artilerie nga Koreja e Veriut për t’u përdorur në Ukrainë”.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby më vonë sqaroi se nuk kishte “indikacione se blerja ka përfunduar dhe sigurisht nuk ka indikacione se ato armë janë duke u përdorur brenda Ukrainës”.

Rusia gjithashtu mohoi raportet në atë kohë./albeu.com


Shtuar 22.09.2022 16:17