Kryeministri Edi Rama në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet në New York, ka zhvilluar një takim me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak thekson se kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor.
“Pata një takim shumë të dobishëm me Edi Ramën në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ne diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për njohuritë dhe mbështetjen e tij për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkruan Lajçak për takimin me Ramën./albeu.com
Had a very useful meeting with @ediramaal in the margins of #UNGA. We discussed the situation in the Western Balkans. Grateful for his insights and support to the ??-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/Zg78i7Buze
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 20, 2022