Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka listuar disa problematika lidhur me marrëveshjen e miratuar nga Kuvendi të IPA II për distrubimin e fondeve.
Tabaku tha në kuvend se ndërrimet e shpeshta të këtyre proceseve nuk sjellin eficencë, pasi copëzohet.
‘Sot në parlament do të diskutohet marrëveshje kuadër të fondeve IPA. Unë dua të ngre disa shqetësime në lidhje me fondet me efektivitetin e zbatimit të tyre dhe financat. Kam ngritur me shqetësim faktin që Shqipëria ka ndryshuar koordinatorët. Nuk kam ndermen të merrem me cilësi por me integritetin. Dua të merrem me strukturë.
Ndarja e koordinimit të fondeve të BE dhe IPA të vendosura nga një godinë tjetër nga ajo e Ministrisë së Jashtme e copëtojnë procesin. Shqipëria e ka ndryshuar 4 herë operatorin kombëtar të IPA-s. Kjo ka sjellë problem, e si parlament nuk duhet të lejohen të ndodhin.(..) Nuk bie dakord me vendimet e PS-së, aq kohë sa pengojnë integritetin.’- tha ndër të tjera Tabaku.