Thanë se qeveria gënjen, Rama sulmon Top Channel: Janë kthyer në një festë tallavaje, s’duan t’ia dinë për publikun që i lexon

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Top Channel, pasi këta të fundit kanë nxjerrë një kronikë lidhur me rënien e sistemit TIMS pas sulmit kibernetik.

Në kronikën e tyre thuhej se rënia e sistemit TIMS ishte një “festë” për kriminelët pasi do të kishin më shumë hapsirë për t’u larguar nga vendi.

Por kryeministri Rama i quajti këto thashetheme dhe sipas tij këto lloj mediash nuk duan t’ja dinë për publikun dhe aq më tepër për dinjitetin kombëtar.

Rama gjithashtu përgënjeshtroi deklaratën e një gazetarjeje të TCH e cila tha se qeveria gënjen kur thotë se e ka marrë kontrollin mbi sistemin TIMS.

Shefi i qeverisë tha se vetëm ai nuk gënjen në këtë mes dhe Shqipëria sipas tij i ka rezistuar më së miri sulmit kubernetik Iranian./albeu.com/