Disa barazime radhazi, nisin “krisjet” mes lojtarëve të Bayernit dhe trajnerit Nagelsmann

Bayern Munich nuk duket se është në formën e tij më të mirë këtë fillim sezoni. Kampionati nisi mirë me dy fitore, por më pas erdhën dy barazime.

Fitorja në Champions League, u duk se e ktheu Bayernin në “shina”, por menjëherë ndeshja pasardhëse në kampionat do të ishtë sërish një barazim.

Barazimi ndaj Shtutgartit ka shkaktuar tensione në dhomën e zhveshjes së kampionëve gjermanë, sipas BILD.

Lojtarët nuk janë aspak të kënaqur me deklaratat e trajnerit, i cili në konferencë për shtyp ia adresoi përgjegjësinë atyre pa bërë asnjë autokritikë për veten e tij./albeu.com