Avokat Ngjela “shpërthen” në emision: Jam sovrani i ligjit, më lini të flas

Avokati Spartak Ngjela ka folur sot lidhur me sulmin e zhvilluar nga hakerat iranianë në sistemin TIMS. Ai gjatë transmetimit të “Shqipëria LIVE” pati një përplasje me moderatoren Eriona Rusi.

Kjo e fundit i kërkoi Ngjelës, që të priste edhe ndërhyrjet e të ftuarve të tjerë në studio, ndërkohë që Ngjela u shpreh se është sovrani i ligjit dhe duhet të dëgjohet.

“Jam sovrani i ligjit këtu, ç’më duhet mua se për çfarë duan të ndërhyjnë të tjerët. Më lini të flas pastaj le të ndërhyjnë”, tha Ngjela.

Eriona Rusi: Po ka kundërshtime mbi atë që ju jeni duke thënë.

Ngjela: Nuk ka si të ketë kundërshtime, pasi nuk ka dëme konkrete.

Sakaq, Ngjela mbronte një tezë ku shprehet se sulmet iraniane nuk kanë shkaktuar asnjë dëm aq kohë sa nuk ka dëme ekonomike dhe kjo ka shkaktuar edhe përplasje mendimesh me të ftuarit e tjerë.