Atdheu është një ndër konkurrentët më të komentuar të Për’puthen, video të të cilit qarkullojnë shpesh në rrjet. Pak kohë më parë ai u largua nga programi, por u rikthye sërish me kërkesë të vajzave dhe publikut.
Atdheu është shumë aktiv dhe në rrjete sociale, sidomos në Instagram. Sipas “Express”, konkurrenti i Për’puthen paguhet 500 euro për vetëm një postim, më shumë se disa nga personazhet vip që mund të kenë vite në ekran. Për shembull Ermal Mamaqi paguhet rreth 300€ ndërkohë qe Atdheu ka shifrën më të lartë.
Ai nuk ka reaguar ende rreth këtij fakti. Kujtojmë se Atdheu nuk është përputhur ende me asnjë ndër vajzat e programit.