Manchester United në kërkim për zëvendësuesin e Pogbas, ka “piketuar” 3 lojtarë

Paul Pogba shumë lehtë mund të largohet nga Manchester Unitedi në fund të këtij sezoni, me agjentin e tij Mino Raiola, i cili e ka përmendur moti kohë një largim të mundshëm të francezit.

Në rast se mesfushori francez largohet nga ‘Old Trafford’, klubi i ‘Djajve të Kuq’ ka tre emra që mund ta zëvendësojnë lojtarin.

Ashtu siç raportojnë mediat në Angli, trajneri Ole’ është duke shqyrtuar mundësinë për ta sjellë një nga tre lojtarët: Declan Rice (West Ham), Wilfred Ndidi (Leicester City) dhe Saul Niguez (Atletico Madrid).

Kujtojmë që Pogba ka bërë 23 paraqitje këtë sezon në Premierligë: Ai ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 4 asistime.

Kontrata e tij me ‘Djajtë’ përfundon më 30 qershor 2022.


Shtuar 4.05.2021 09:18