Pas sulmeve tragjike me thikë në Kanada, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u plagosën 15 të tjerë, është kapur edhe autori tjetër i ngjarjes së rëndë.
Autori Myles Sanderson pas arrestimet u dërgua në spital, pas i kishte shkaktuar vetes plagë të rëndë, shkruan The Guardian.
“Pas arrestimit ai u dërgua në spital”, tha ndihmës komisioneri i policisë kanadeze Rhonda Blackmore në një konferencë për shtyp.
Me Sanderson të vdekur, policia mund të mos kuptojë kurrë se çfarë e motivoi atë të kryente aktin e rëndë, tha Blackmore.
Gjithsahtu Blackmore tha se do të mbahet një hetim i pavarur për të zbuluar rrethanat e vdekjes së tij.
Ndërkohë lajmi për vdekjen e Sanderson erdhi menjëherë pasi prindërit e bënë thirrje që djali i tyre të dorëzohej.
Sanderson, 32 vjeç, ishte akuzuar për vrasjeje për sulmin me thikë që trondit Kombin James Smith Cree, një komunitet indigjen dhe fshatin e afërt të Weldon.