Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për vendimin e qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për shkak të sulmeve kibernetike ndaj vendit tonë.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Meta shkrua dënon ashpër shkeljen e fundit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit, ndërsa thotë se reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar.
Postimi:
Dënoj edhe një herë me forcë shkeljen e fundit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit. Reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar.
Sulmi kibernetik dhe qëllimi keqdashës nga ky vend duhet të nxisin vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të Shqipërisë me NATO dhe BE-në, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit