Pas 20 viteve në SHBA ishte kthyer në fshatin e lindjes për të kaluar pleqërinë, publikohet fotoja e 65-vjeçarit të vrarë në Pogradec

Detaje të reja dalin në lidhje me ngjarjen e Pogradec. Mësohet se viktima Safet Yskollari 65 vjeç, kishte 20 vite që jetonte e punonte së bashku me bashkëshorten në SHBA.

Ai kishte një vit që kishte dalë në pension dhe së bashku me gruan ishin rikthyer në fshatin e lindjes për të kaluar vitet e pleqërisë në Pogradec.

Autori dhe viktima nuk kanë pasur asnjëherë konflikt verbal më parë. Kjo shpjegon  edhe faktin se përse asnjëherë nuk është kërkuar ndihmë në polici.

Konflikti ka ndodhur sot, pasi viktima kishte vendosur disa tubo shkarkimi për rregullimin e rrugës që e çonte në shtëpi.

Autori pasi e kanë njoftuar të afërm pas punës ka shkuar dhe ka debatuar me viktimën dhe i ka gjuajtur me thikë.

Për vendin që pretendon autori se e ka të tijën nuk ka asnjë dokumentacion por thotë që e kam unë pasi në ish kovaçanën aty ka punuar vite më parë dhe ka zaptuar vendin me pretendimin që e ka ai./albeu.com