Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të premteje në Dibër. Një person, i identifikuar si Besnik Selxhaferi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Agron Delishi. Policia bën me dije se i plagosuri u transportua në spital, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat. Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Burime bëjnë me dije se gjendja e të plagsurit është e rëndë, dhe se është nisur me helikopter drejt Tiranës.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.
Rreth orës 17.55, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.