Doli për të nënshkruar autografe dhe një tifoz i dha atij një flamur të Liverpool, si reagoi Mane

Sadio Mane u transferua te Bayern verën e kaluar pas gjashtë vitesh në Liverpool.

Senegalezi është kthyer në favorit të tifozëve në Gjermani, por nuk e ka humbur këtë status në Angli. Mane është një nga të paktët që do t’u mungojë vërtet tifozëve të Reds.

Bayern mbërriti në Berlin për ndeshjen e së shtunës kundër Unionit. Teksa lojtarët zbritën nga autobusi, Sadio, si zakonisht, shkoi të firmoste autografe. Një nga tifozët i kërkoi Mane të vendoste nënshkrimin e tij në flamurin me emblemën e Liverpool. Senegalezi nuk refuzoi, madje buzëqeshi. /albeu.com/