E mori më qafë e shkuara e errët e të birit? Djali i viktimës në Shkodër në kërkim për atentat, i dënuar dhe me burg

Jo vetëm në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit, por edhe i dëuar me 4 vite për kultivim të bimëve narkotike, është i biri i Ismet Çekorjës, 57-vjeçarit që u vra sot me automatik në Shkodër, në derë të shtëpisë.

Burime bëjnë me dije se Bajram Çekorja ka qenë i denuar me 4 vite burg ne vitin 2019, për kultivim bimëve narkotike.

Masën e sigurisë “Arrest me burg” la në fuqi Gjykata e Shkallës se Parë Shkodër, për dy të arrestuarit shkodranë në operacionin e koduar “Komplesi” në Tiranë.

Bajram Bregu rezulton i dënuar nga gjykata me 4 vite burg për kultivim te narkotikeve dhe armëmbajtje pa leje, vendim ky që pas arrestimit te Komuna e Parisit, këtë të hënë merr formën e prerë. Gjithashtu në burg u la edhe bashkëpunëtori i tij Bajram Çekorja. Seanca gjyqësore nuk ka zgjatur më shumë se 15 minuta dhe është kryesuar nga gjyqtarja Irida Kacerja.

Palët nuk kanë thënë asnjë fjale në sallën e gjyqit, ndërsa arrestimi i tyre sipas policisë dhe forcave te ndërhyrjes së shpejtë, u krye falë një pune te mirë organizuar dhe sinjalizimeve që kishin patur me herët.

Bregu dyshohet si i përfshirë edhe ne ngjarje te tjera kriminale thonë burime policore./albeu.com

Shtuar 2.09.2022 18:26