Berisha shpalos planin ekonomik të PD: Do të vendosim minimumin jetik, rrogat do të rriten më shumë se dyfish

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kur PD të rikthehet në pushtet, do të vendosë minimumin jetik për shqiptarët.

Komentet Berisha i bëri teksa ka shpalosur planin ekonomik të Partisë Demokratike, ku u shpreh se një orë e më parë duhet t’i kushtohet rëndësi votës së lirë, pasi sipas tij, në këtë mënyrë mund të ndryshojë situata në vend.

“Shkaku më themelor i të gjitha këtyre zhvillimeve në këto proporcione në bindjen time të thellë qëndron në mekanizmin themelor të çdo shteti ligjor, që është vota e qytetarëve. Në një shoqëri të lirë të gjithë presin që sistemin ta ndryshojnë me votë. Është legjitimuar asgjësimi i votës. Unë në absolute në mbrojtje të interesave të qytetarë o t’i them të vërtetat siç janë. Kujtoj Joe Biden shumë më herët në një deklaratë thotë se është një vend mik, por ka një fatkeqësi të madhe nuk votojnë të lirë, dhe morali i kësaj deklarate qeveria nuk i lejon, na ndihmoi shumë.

Ne duhet të mos njohim legjitimitetin e këtij pushteti dhe ky pushtet të ikë sa më parë. Vështirësia është serioze pasi jo vetëm vendosi patronazhistët dhe përdori tonelata euro për të blerë votat. Ne nuk vijmë në pushtet pa votë. Problematikë e madhe që ne duhet ti japim përgjigje është se padiskutim duhen reforma të thella ekonomike. Ne duhet t’u japim edhe zë ekspertëve. Shqipëria nuk ka asnjë shkak që të jetë pellg varfërie dhe mjerimi, por ka çdo potencial që qytetarët e saj të kenë progres nga viti në vit. Ne kemi qenë dhe mbetemi parti e taksave të ulëta. Ne jemi konservatorë. Ne e kemi parë zbatimin e tij dhe përsëri do të vendosim sistemin më të ulët fiskal të mundshëm. Duhen masa antikrizë. Reforma është njëra anë kurse kriza dhe sirenat e saj ulërijnë në të katër anët. Do të vendosim minimumin jetik. Ne do të ndërmarrim rritje të pandërprerë rrogash dhe pensionesh. Rrogat nuk mund të them se do të dyfishohen, do të rriten më shumë se dyfish”, tha Berisha./albeu.com/