Sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe Francës, Kylian Mbappe është i tronditur nga lajmi se mesfushori Paul Pogba e ka mallkuar atë duke përdorur shërbimet e një shamani.
Sipas Get French Football News, disa nga ndërkombëtarët francezë dhe një anëtar i stafit stërvitor kontaktuan Mbappe për të diskutuar incidentin. Në të njëjtën kohë, vetë Pogba nuk ka dhënë ende asnjë koment për këtë çështje, shkruan albeu.com.
Kilian vendosi të ndjekë ecurinë e situatës dhe të marrë masa drastike nëse informacioni rezulton i vërtetë. Sulmuesi mund të refuzojë të luajë për kombëtaren me Pogba. /albeu.com/