Të tjera detaje kanë dalë ga ngjarja e ndodhur në Mallakastër, ku i biri 37-vjeçar vrau me sende të forta të atin 73-vjeçar.
Sipas banorëve të fshatit, Mariglen Muhametaj vrau të atin, Qemal Muhametaj, teksa ky i fundit ishte duke larë këmbët, duke e goditur me një pllakë betoni në kokë.
Ata shtojnë se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Është bërë hataja, e vrau djali. Nuk ishte mirë nga mendja. I kishte rëndë në pllakë betoni. Për hiç gjë. Pa shkak fare, i kishte rënë. I vinte keq, nuk e çonte në Vlorë. Me ilaçe kurohej. E ëma është e paralizuar”, thotë banori
“I ati kishte dalë jashtë për të larë këmbët dhe ky i ka rënë në kokë. Pa shkak. Ka vdekur në vend. Çuni iku dhe pastaj e kanë kapur”, shprehet një tjetër banor.
Kujtojmë se ai u arrestua disa orës pas ngjarjes, ndërsa policia u vu në ndjekje të tij./albeu.com/