Pas nderimeve dhe ceremonisë shtetërore që iu bë në kryeministri, Luiza Gega ka marrë një tjetër vlerësim shumë të lartë.
Qyteti i saj i lindjes, Bulqiza, ka shpallur atleten “Qytetar Nderi”, një titull dhe një vlerësim shumë i lartë.
Me konsensus të plotë dhe me një mbledhje të jashtëzakonshme, Këshilli Bashkiak i Bulqizës i ka dhënë Luiza Gegës këtë titull. Ndërkohë ceremonia e dorëzimit do të bëhet ditën e hënë.
Luiza Gega u shpallet kampione Evropë në Mynih, në garën e 3000 mijë metrave me pengesa. Gega vendos rekord në këtë kampionat ndërsa i dhurojë Shqipërisë medaljen e parë në atletikë.