Aplikacioni WhatsApp do të sjellë përditësime të reja gjatë ditëve në vijim.
Sipas burimeve mësohet se do të krijohet një opsion i cili do i lejojë përdoruesit e tjerë të fshijnë nga biseda mesazhet tuaja.
Është e ngjashme me opsionin “delete for everyone”.
Truku i ri do të thotë që mesazhet që keni dërguar mund të zhduken nga bisedat edhe nëse nuk i keni fshirë ato. Ajo është e lidhur me veçorinë “Fshi për të gjithë”, raporton The Sun.
Pra nëse drejtoni një grup WhatsApp-i, do të mund të mbani shtypur një mesazh të ri dhe ta fshini atë përgjithmonë nga grupi në mënyrë që askush të mos mund ta lexojë. E vetmja gjë që do të ngelet është shenja se mesazhi është fshirë.
Por WhatsApp ka ndërtuar një version të ri të kësaj që lejon administratorët e bisedave në grup të “zhdërgojnë” çdo tekst të ri në një bisedë.
Ajo u vu re nga hetuesit e teknologjisë në WABetaInfo, të cilët rregullisht dominojnë versionin “beta test” të WhatsApp për të gjetur ndryshimet më të fundit.