Po punonte në lartësi, bie 50 vjeçari në Tiranë

Nje 50 vjeçar i cili po punonte në një banesë në Tiranë ka rënë nga lartësia.

Ai është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 02.05.2021, rreth orës 09:15, në Valias, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së shtetasit H. H ku po punonte shtetasi K. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 


Shtuar 2.05.2021 10:21