Messi i bën “follow” Manchester City në rrjetet sociale (FOTO LAJM)

Lionel Messi, ka filluar të ndjekë skuadrën e Manchester City në rrjetin social, Instagram.

E gjitha kjo po shihet si një sinjal që 33 vjeçari dëshiron transferimin drejt Premierligës angleze.

Argjentinasi raportohet t’i ketë kumtuar dje lajmin skuadrës së Barcelonës që synon largimin nga ekipi gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Për Messin janë të interesuar edhe skuadrat si Inter dhe Manchester United.


Shtuar 26.08.2020 16:23