“Nuk zënë mend”, bllokohen 3 mjete lundruese në Shëngjin, gjobiten drejtuesit

Policia Kufitare e Shëngjinit ka konstatuar në zonën “Rana e Hedhun”, 3 mjete lundruese “Jet Ski”, të cilat janë shoqëruar për verifikim.

Gjatë verifikimit kanë rezultuar se drejtuesit e këtyre mjeteve nuk dispononin dokumentacionin përkatës, duke u gjobitur me 10.000 dhe 20.000 lekë të rinj, gjithashtu mjetet u bllokuan.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në vijim të kontrolleve përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut Lezhë, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonin turistik, kanë konstatuar në det, në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, 3 mjete lundruese “Jet ski”, të cilat janë shoqëruar për verifikim.

Gjatë verifikimeve, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese nuk dispononin dokumentacionet përkatëse për daljen në det dhe drejtimin e mjeteve “Jet ski” Në vijim të veprimeve, 3 drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative, 10.000 dhe 20.000 lekë të rinj, bazuar në ligjin Nr. 127/2020, neni 14, pika 1, si dhe u bënë bllokimet e mjeteve të tyre.”