“Rri këtu se do vijë babi”, nëna shet djalin e saj për 4 mijë paund

Një nënë ruse ka dashur që të shesë djalin e saj 7-vjeçar për rreth 4000 paund.

ky lajm ka bërë xhiron e rrjetit, me përdoruesit e rrjeteve sociale që kanë “kryqëzuar” 36-vjeçaren për veprimin e saj shokues.

Nargiza Aitmatova nga Kirgizistani, 36 vjeç, u arrestua nga policia ruse në Yekaterinburg pasi postoi në rrjetet sociale se donte ta shiste 7-vjeçarin.

Policët e infiltruar u hoqën si klientë kështu dhe nëna ra pre e gënjeshtrës madje i pyeti nëse donin që ta blinin të gjallë apo ishin të interesuar vetëm për organet e tij. Sa kaq The Mirror ka publikuar detaje të reja në lidhje me arrestimin e gruas.

Duke besuar se kishte gjetur blerës për të birin, 36-vjeçarja la një takim me “blerësit” në një qendër tregtare në Yekaterinburg.

Sipas burimeve gjatë bisedës me blerësit (policët e infiltruar) gruaja u dorëzoi atyre dokumentet e fëmijës, duke përfshirë një kartë shëndetësore, certifikatën e lindjes dhe kartën e lejes së qëndrimit.

Policët e infiltruar thanë se e gruaja ishte e bindur për vendimin e saj.

Kur “blerësit” i dhanë paratë , gruaja nxitoi ti fuste në xhep, ndërsa gënjeu të birin duke i thënë se do ta merrte më vonë i ati./albeu.com

Shtuar 16.08.2022 09:26