Ditën e shtunë, PSG mposhti me rezultatin e thellë 5-2 ekipin e Montepellier.
Mbappe humbi një penallti në minutën e 23-të dhe 20 minuta më vonë, PSG fiton edhe një tjetër 11-metërsh. Neymar merr topin për të ekzekutuar penalltinë, por shihet Mbappe që vjen, shtyn me shpatull Messin sikur mos të ishte askushi dhe i thotë Neymarit “ma jep mua topin këtu”.
Pas një diskutimi të shpejtë, sulmuesi brazilian nuk pranon dhe e merr vetë përsipër të shënojë. Shihet më pas që Mbappe nuk e priti mirë këtë gjë dhe largohet i nervozuar./ h.ll/albeu.com
Kylian Mbappe really had the audacity to ask Neymar to give him the second penalty after he he missed his first one ?
pic.twitter.com/DxFML8jxqf— LSPN FC (@LSPNFC_) August 14, 2022