Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë është takuar me integristë veteranë në 21-vjeotrin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Kryetari i degës, njëherazi edhe kryesues i listës për zgjedhjet për Këshillin Komunal, Faton Ahmetit, tha se janë pikërisht veteranët ata që besuan në idealin dhe lirinë.
“Në këto ditë të nxehta vere, në vend që qytetarët të relaksohen edhe me mërgimtarët që kthehen ne vendlindje ne po bëjmë fushatë të pjesshme për Këshillin Komunal të Tetovës. Ne asnjëherë nuk u ikim përballjeve me oponentët tanë politik, por dua të theksoj se këto zgjedhje nuk ishin reflektimi i dëshirës sonë, po erdhën si pasojë e keq menaxhimit edhe padijes së udhëheqësish komunale në komunën tonë për të dorëzuar në këshillin tonë llogarinë përfundimtare të komunës. Tetova është komuna e parë që në 30 vjet të pluralizmit, që organizon zgjedhje për këshillin komunal për shkak të mos dorëzimit të llogarisë përfundimtare nga ana e kryetarit të komunës. Këta zgjedhje të pjesshme lokale nuk janë thjeshte zgjedhje për këshillin e komunës por janë mundësi për të dhënë mesazhin edhe të vërtet e vetme se Tetova meriton të udhëhiqet me njerëz me vizion edhe që ja duan të mirën qytetit. Në këto tre dekada Tetova ka dëshmuar se është e madhe për njerëz të vegjël që udhëhiqen nga lakmia edhe interesat e ngushta klanore, pikërisht këtë mesazh do ta marrë me 20 gusht do ta marrë udhëheqësia e komunës edhe BDI-ja do të kryesoj këshillin komunal”, tha Faton Ahmeti.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, veteranët i quajti vizionarë edhe idealistë që besuan në vizionin e BDI-së, pas luftës së vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut.
“Sot është 13 gushti, sot është sa ditë historike, po aq ditë sa na kthen edhe pas që të kujtojmë se ku kemi qenë, nga vijmë, ç’kemi bërë dhe ç’duhet të bërë më tutje, sepse misionet tona nuk kanë mbaruar, sepse mbi shpatulla përgjegjësitë në rrugë të pakthim pas i mbajmë misionarët, i mbajnë idealistët dhe pikërisht këtu flas para misionarëve dhe idealistëve”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Kujtojmë se më 20 gusht, në zgjedhjet për Këshillin Komunal të Tetovës, BDI garon me 31 kandidatë dhe listës i prin Faton Ahmeti./albeu.com/