Ashtu siç ishte paralajmëruar, para Ministrisë së Brendshme janë mbledhur qindra qytetarë të cilët po protestojnë sërish duke kërkuar shkarkimin e ministrit Bledi Çuçi, ministres së Turizmit Mirela Kumbaro dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, pas tragjedisë në Himarë ku u vra me skaf 7-vjeçarja Jonada Avdia, nga polici Arjan Tase.
“Shembulli i parë që duhet të jepje do të ishte dorëheqja jote. Ministri Çuçi, drejtori i përgjithshëm i Policisë bëtë propagandë, por ne dështuam. Nëse ju nuk menaxhoni vartësit tuaj, si do të menaxhoni popullin. Ju duhet të jepni dorëheqjen”, u shpreh një nga qytetaret në protestë”, ka thënë një qytetare në protestë.
“Arrogancë. Natë për natë këtu do jemi. Nuk ka siguri fare. Për mua Yuri Kim është non grata, zero. Edhe qeveria është non grata. Përditë. Me ik Cuci, me ik ajo tjetra” u shprehen qytetarët./albeu.com